Jennifer Aniston planifikon të martohet me të dashurin e saj, Justin Theroux, në ishujt grekë, më vonë gjatë vitit.
Kështu pretendon revista “TMZ”, e cila ka arritur të zbulojë se midis destinacioneve që Aniston ka vizituar gjatë një vizite të realizuar së fundmi në Greqi, është edhe një hotel i njohur në Kretë, i cili ofron paketa të ndryshme martesash.
43-vjeçarja Aniston ka lidhje të forta me Greqinë, pasi atje është vendi ku babai i saj, John Aniston (emri i vërtetë i të cilit është Yannis ANastasakis), u lind. Vetë Jennifer ka jetuar një vit në vendin helen gjatë fëmijërisë.
Raporti midis Aniston dhe Theroux, 40-vjeçar, lindi gjatë xhirimeve të filmit “Wanderlust”, në shtetin e Xhorxhias, në vitin 2010.
Në deklarata të mëparshme, aktorja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një martese me Theroux, por ka theksuar se nuk ka asnjë plan konkret as për martesë dhe as për fëmijë.
Top Channel