Prishtinë, takime për 100-vjetorin

22/04/2012 00:00

Përgatitja dhe bashkërendimi i aktiviteteve për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka qenë arsyeja që të rinjte e partive politike nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Kryetari i Prishtinës dhe njëherësh i LDK-së, Isa Mustafa, i cili mori pjesë në takimin e organizuar nga Forumi Rinor i LDK-së, tha se duhet të punojmë që ky manifestim të jetë sa më madhështor: “Sot këtu ishin të pranishëm përfaqësuesit e  rinisë të subjekteve të ndryshme politike të Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Preshevës. Ishte kënaqësi që t’i dëgjojmë edhe orientimet e tyre edhe gatishmërinë e tyre për të punuar në përgatitjen  e festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë që është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, një ngjarje historike dhe unë uroj që bashkërisht të punojmë dhe ky shënim të jetë sa më madhështor”.
 
Ndërsa Gerti Bogdani i Forumit Rinor të PD-së, theksoi:“Është takim shumë i rëndësishëm, sepse tashmë është takimi i dytë që po bëjmë të gjithë së bashku si forume rinore të Ballkanit në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe shënimin e aktiviteteve si forume rinore politike, përveç axhendës zyrtare që kanë shtete tona. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse është ngjarja më e rëndësishme për Ballkanin, për këtë vit, pra është 100-vjetori i Pavarësisë së shqiptarëve”.
 
Përveç këtij takimi, të rinjtë e partive politike shqiptare kanë bërë homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, dhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.
 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB