Ka qëndruar mbi dy muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por votat e publikut e kanë detyruar Edgarin, të lërë përfundimisht lojën gjatë spektaklit të së shtunës mbrëma.
”Për mua, largimi ishte një surprizë, ndonëse nuk i dihet asnjëherë gjërave se si shkojnë. Pavarësisht eliminimit, ndihem mirë, pasi kompensohet me këtë pjesën tjetër që takon të afërmit, malli që ke pasur, por gjithsesi, tashmë ndihem jashtë loje”, deklaroi Edgari në momentet e para pas humbjes së shansit për të fituar 100 milionë.
Ka provuar frikën e largimit edhe Grandiola, fatin e së cilës e ka vendosur zilja e telefonit, pasuar nga televotimi.
Ndërkaq, Dritani, Grandiola, Graciano dhe Gerta janë ata që do të përballen me rrezikun e televotimit dhe largimit nga “Big Brother” pas kësa jave.
Motra e vogël është personi më i dashur për Gracianon, siç e ka pohuar edhe ai vetë. Gjate spektaklit, vëllai i madh i ka bërë atij një surprizë të bukur, duke i treguar një klip të saj duke kërcyer, përpara se t’i jepej mundësia që të takohej me të përgjatë disa minutash.
Ndërkohë, në shtëpi është rikthyer sërish Klaudia, por vetem për pak, pasi kishte lënë diçka pezull me Erjonin, të cilit i ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ketë me të asgjë jashtë shtëpisë.
Edhe Genta u takua me ish-të dashurin Rubensin, i cili e ka njoftuar për fotot e saj intime që kanë qarkulluar në shtyp së fundmi.
Prova e javës aktivizoi banorët përpara ekranit, duke garuar në lojëra të ndryshme virtuale dhe duke ndjekur lëvizjet e personazheve.
Edhe këtë radhe, spektakli i së shtunës ka qenë i mbushur me emocione dhe të papritura, ndërkaq sfida e banorëve për të fituar votat e publikut që do t’i çojë drejt çmimit të madh vazhdon.
Top Channel