Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney do të mbajë një koncert gratis në sheshin kryesor të kryeqytetit meksikan, Zokalo, më 10 majin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Meksiko Siti, Marcelo Ebrard, përmes një mesazhi të transmetuar në faqen e tij në rrjetin social Twitter.
Vlerësohet se në koncert do të mund të jenë të pranishëm rreth 200 mijë persona.
Ndërsa më 8 maj, këngëtari i madh do të mbajë një performancë në podiumin e “Azteca”, stadiumi kryesor i futbollit të vendit latin, ku mund të qëndrojnë 90 mijë persona.
Ish-anëtari i grupit muzikor që bëri epokë ka dashur në këtë mënyrë të inkurajojë disi shoqërinë meksikane, që vuan nga plaga e pashërueshme e luftës së drogës.
Javën e kaluar McCartney regjistroi një video për këngën e tij, ku interpretonin aktorët e njohur të Hollivudit, Johny Depp dhe Natalie Portman.
Top Channel