Dell, mes serbëve të Graçanicës

21/04/2012 00:00

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, një pjesë të ditës së
shtunë e kaloi me komunitetin serb në Graçanicë, pak kilometra larg
Prishtinës.Nga Graçanica ambasadori amerikan u bëri thirrje serbëve të
ndërtojnë marrëdhënie me gjithë spektrin politik të Kosovës.

“Shumë shpesh udhëheqësit serbë iu drejtohen vetëm serbëve të tjerë në Qeveri kur përpiqen të zgjidhin problemet ose të gjejnë financim për projektet e tyre… Ju po ashtu duhet të ndërtoni marrëdhënie me tërë spektrin politik në Kosovë, jo vetëm nga serbët e Kosovës, dhe të ndihmoni duke ua shpjeguar politikanëve shqiptarë të Kosovës se pse çështjes e serbëve të Kosovës në thelb janë çështjes e Kosovës””, tha Dell.

Ambasadori amerikan foli edhe për çështjen e përmbylljes së mbikqyrjes së pavarësisë. Sipas tij kjo nuk do të thotë që Kosova do ta perfundojë punën në integrimin e plotë të pakicave të saj.Dell, po ashtu përmendi se nuk është bërë mjaftueshem për respektimin e Ligjit për Gjuhët Zyrtare në Kosovë, ku bën pjesë edhe ajo serbe.

“Ligji për gjuhë i Kosovës është njëri nga më përparimtarët në Europë, por ai nuk zbatohet në masë të mjaftueshme. Ne shpresojme se reformat e reja në qeveri do ta forcojnë zbatimin e Ligjit për Gjuhë ashtu që komuniteti seb i Kosovës do të ketë qasje më të mirë në shërbimet qeveritare”, tha Dell.

Ambasadori amerikan Dell, i bëri këto deklarata, në një fjalim rasti në Konferencën Vjetore të “Rrjetit Strategjik Aksional Kosovar”, i përbërë nga OJQ-të e komunitetit serb.Dell tha se ndjehet i lumtur pasi Kuvendi miratoi të premten dy ligje, për fshatin Hoçë e Madhe dhe atë për Qendrën Historike të Prizrenit, por sipas tij debati i zhvilluar në Kuvend tregon se Kosova ende duhet të punojë në forcimin e themeleve të një shoqërie tolerante e shumetnike.

Top Channel