Shirat, përmbytin rrugët e Tiranës

20/04/2012 00:00

Për shkak të reshjeve të shiut në disa nga kryqëzimet e kryeqytetit është krijuar një situatë e vështirë nga përmbytjet.

Kanalizimet e ujërave mbitokësore dhe ato të zeza kanë shpërthyer nëpër rrugë. Zona më e prekur nga përmbytja është ajo pranë kryqëzimit të Zogut të Zi si dhe në rrugën Don Bosko.

Punonjësit e bashkisë kanë nisur të hapin kanalizimet, por për shkak të prurjeve të larta dhe bllokimit të shumë pusetave ujërat shpërthyen në sipërfaqe.

Në banesat përdhese pranë rrugës Don Bosko janë shkaktuar edhe dëme, vecanërisht tek familjet rome që jetojnë në këtë zonë. Banesat e tyre pothuajse janë shkatërruar ndërsa ujërat vërshuan brenda.

Top Channel