Topalli fton investitorët japonezë

18/04/2012 18:40

Gjatë vizitës zyrtare dyditore në Japoni, pjesë e axhendës së kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ishte takimi me homologun e saj, Takahiro Jokomihi.

Duke qenë se kjo është vizita e parë e një kryetari Parlamenti nga Shqipëria, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve e konsideroi praninë e zonjës Topalli si një gur themeli për bashkëpunim konkret në veprimtarinë parlamentare, në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kryetari i Parlamentit japonez theksoi se Dhomat e Biznesit duhet të përcjellin mesazhin se Shqiperia ofron potenciale me interes për investitorët japonezë.

Gjatë qëndrimit në Tokio zonja Topalli zhvilloi edhe një takim me ministrin e Ekonomisë së Japonisë, Yukio Edano, me të cilin bisedoi mbi mundësitë që Shqipëria i ofron investitorëve të huaj.

Inkurajimi i kompanive japoneze për të investuar në Shqipëri ishte edhe një nga çështjet kryesore të takimit mes kryetares së Kuvendit dhe zëvendësministrit parlamentar në Ministrinë e Jashtme japoneze.

Ata vlerësuan se në Shqipëri ekzistojnë mundësi të mira bashkëpunimi në infrastrukturë, energji, turizëm, bujqësi dhe në nxjerrjen e mineraleve.

Vizitën e saj zyrtare në Japoni, Topalli e nisi me një qëndrim në Sendai, qytet i cili në marsin e një viti më parë u godit nga një tërmet dhe cunami, që shkaktuan humbjen e mbi 200 mijë personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA