PS: Të sqarohet financimi i shkollave private

18/04/2012 00:00

Projektligji për arsimin parauniversitar, i cili nuk ka një faturë
financiare, parashikon edhe financimin e shkollave private
jofitimprurese. Kjo skeme sipas kryetares se Komisionit për Median,
Valentina Leskaj, po kërkohet të zbatohet në një kohë, kur cilësia e
shkollave publike është në rënie.

“Ky projektligj ka një kosto financiare, ka një kosto përsa i përket financimit të arsimit privat. Përsa i përket zgjerimit të arsimit parashkallor, unë nuk e di se si mund të zgjerohet arsimi parashkollor pa para. Një reformë, si kjo që është paraqitur nga Ministria e Arsimit, nuk prek problemin më të madh që ka sot Shqipëria, pra çështjen e cilësisë së arsimit, një problem, të cilin e ka konstatuar jo thjesht dhe jo vetëm opozita, por Banka Botërore, e cila ka qenë shumë e qartë dhe e drejtpërdrejt, kur ka thënë që cilësia e arsimit kërcënon rritjen ekonomike në Shqipëri”, tha Leskaj.

Deputetja Ledi Shamku, thekson se financimi i shkollave private jofitimprurese, po kerkohet nga Ministria e Arsimit pa sqaruar skemen e saj dhe impaktin qe do te kete tek prinderit. Heqja e TVSH-së, për shkollat private, tha zonja Shamku, nuk ka ndikuar aspak ne uljen e tarifave per prinderit qe paguajne.

“Eshtë katandisur në 2.8 për qind, shifër që kjo që as në vitin 2002 nuk ka qenë kaq e ulët. Ky nuk është i pari hap që tentohet të ndërmerret, ne mjedisin institucional, që tentohet të ndërmerret midis shtetit dhe arsimit privat. Në të vërtetë ne kemi qenë nismëtarë dhe mbështetës të një ligji, që është votuar një e vit e ca më parë, prej të cilit është ndërmarrë heqja e TVSH-së, ose lehtësimi i arsimit privat nga TVSH-ja, i të gjitha niveleve. Unë tani e pyes shtetin, meqënëse ky është hapi i parë, para se të kalojmë në një hap të dytë, ky lehtësim TVSH-je nga arsimi privat a ka shkuar në xhepat e familjeve shqiptare, pra është ulur tarifa, që familjet shqiptare paguajnë arsim privat, pikërisht se nuk funksionon dhe funksionon shumë keq arsimi shtetëror dhe nuk e mbulon dot nevojën për shkollim të shqiptarëve? Në dijeni time jo, nuk janë lehtësuar familjet shqiptare”, tha Shamku.

Ne kete takim te radhes, kreu i Konferates se Arsimit Xhaferr Dobrusha, tha se sipas nje pike te ketij projektligji, 4500 mesues rrezikojne te jene te papune, pasi jane me arsim te mesem pedagogjik.

“Në arsim ka edhe rreth 4500 veta, të cilët nuk kanë as arsimin trevjecar, as arsimin 3+2. Janë me shkolla të mesme profesionale, kryesisht pedagogjike, por edhe shkolla kulture, fiskulture, vizatimi dhe të tjera. Ky kontigjent është në arsim sot dhe mbi bazën e kontratës kolektive, këta janë punësuar në mënyrë të përhershme në fakt dhe këta nuk mund të largohen nga arsimi. Nëse do të miratohej kjo dispozitë kështu sic është, këta kërcënoheshin”, tha Dobrusha.

Edhe ne kete seance opozita ka theksuar se do te kerkoje ndryshimin e ketij projektligji, qe i hap rruge emerimit dhe shkarkimit te mesuesve sipas bindjeve politike.

Top Channel