Gjyqtarët e “Boboshticës”, të padëshiruar në Greqi

18/04/2012 00:00

Gjyqtarët, të cilët kanë urdhëruar dënimin e kreut të Omonia-s Naum
Disho për skandalin e dhunimit të varreve në fshatin Boboshticë, tashmë
janë persona të padëshiruar për shtetin grek.

Gjyqtarja e faktit Aferdita Maho sipas te dhenave ka tentuar te kaloje permes pikes se kalimit kufitar te Kapshtices vetem diten e hene por ajo eshte kthyer mbrapa nga autoritetet doganore greke. E njejta gje ka ndodhur edhe me kryetaren e Gjykates se Apelit Entela Prifti.

Permes telefonit kryegjyqtarja ka pohuar se eshte kthyer dy here radhazi nga pika e kalimit kufitar teksa ka qene se bashku me familjen e saj. Sipas saj fillimisht ajo ka qene e paqarte per motivin e kthimit por e ka konsideruar si dicka qe mund te ndodhe ndersa te verteten e ka  kuptuar kur ka marre vesh se edhe koleget e tjere, te cilet kane gjykuar dosjen Boboshtica jane rrefuzuar per te hyre ne shtetin grek.

Motivacioni qe ka penguar kalimin e 3 gjyqtareve Aferdita Maho, Entela Prifti dhe Brunilda Malo eshte se rezultojne si persona te padeshiruar dhe te rreziksahem per vendin dhe sigurine e shtetit grek. Ndryshe nga tre gjyqtaret i vetmi i cili ka kerkuar qe Disho te mos denohet me burg por me nje mase me te lehte siç mund te jete gjoba gjyqtari i Apelit Stavri Kallco, nuk ka hasur pengesa per te hyre ne token helene, gje e cila qarteson qendrimin ne lidhje me kete çeshtje.

Top Channel