Një gazetare e re e cila mbuloi një skandal mbi një abuzim seksual në një kolegj të SHBA-ve, është një ndër fitueset e çmimit më të madh të gazetarisë në SHBA, atij “Pulitzer”.
Çmimi për raportimin lokal shkoi për reporteren e policisë dhe gjykatave të “Patriot News” të Harrisburg, 24-vjeçares, Sara Ganim.
”Associated Press” fitoi një çmim për serinë e saj në profilizimin e myslimanëve nga ana e Departamentit të Policisë së New York-ut.
Ajo që kushtoi vëmendje të veçnatë ishte se për herë të parë që nga 1977 nuk kishte asnjë çmim për gazetarinë fiction.
Paneli i “Pulitzer” vlerësoi Patriot News dhe Ganim për raportimin dhe “zbulimin e guximshëm” për akuzat e abuzimit seksual ndaj ish-trajnerit të Penn State, Jerry Sandusky.
Ndërkohë, “Huffington Post”, një site online lajmesh, fitoi çmimin Pulitzer të saj të parë, për raportimin mbi veteranët amerikanë.
Gazeta “Politico” gjithashtu fitoi çmimin Pulitzer të saj të parë, për karikaturën më të mirë editoriale .
Çmimet jepen aktualisht në 21 kategori, duke përfshirë jo-fiction, poezi dhe dramë.
Manning Marable, u nderua pas vdekjes me çmimin “Pulitzer”, në kategorinë e historisë, për biografinë e tij mbi Malcolm X.
Fotoja e një vajze të re që qan në prag të një sulmi vetëvrasës në një vend të shenjtë shi’it në Kabul, me autor Masud Hossaini të agjencisë së lajmeve AFP, fitoi çmimin për fotografinë më të mirë për lajmin e fundit.
Top Channel