Çfarë ka ndodhur me Matildën e famshme?

17/04/2012 00:00

Ajo gjithnjë do të kujtohet si 7-vjeçarja që kishte dhuntinë të lëvizte me gishtin e saj magjik objektet nëpër shtëpi.

Por Mara Wilson, e njohur edhe në Shqipëri për rolin e saj të vecantë në filmin “Matilda Mitike”, nuk bëri një karriere prej aktoreje të famshme.

Sot ajo është 24 vjeç dhe në karrierën e saj të shkurtër kujtohet edhe për rolin në filmin “Mrs Doubtfire”, vajzën e vogël të çifti të ndarë, të cilin e luajti kur ishte vetëm 4 vjec. Po ashtu ajo ka luajtur edhe në disa role të tjera në shfaqje televizive apo në filma me buxhet të ulët, përpara se të hiqte dorë njëherë e mirë nga aktrimi.

        

 

Mara ka studiuar për arte në Universitetin e New York-ut dhe dhe tani njihet si dramaturge.

Në blogun e saj, Mara shkruan se aktrimi ishte dicka shumë e bukur, por që asaj i shkonte për shtat vetëm kur ishte fëmijë.


 

“Ishte një periudhë e këndshme, të cilën e fitova pa shumë mund e për rrjedhojë nuk ndjej ndonjë krenari të madhe. Fitova reputacion sepse ‘isha e aftë të lëvizja me magji objektet’. tani kanë kaluar vite unë jam rritur dhe njerëzit më mbajnë mend pikërisht për atë periudhë”, thotë Mara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA