Burgaj: Policia do të hyjë në Lazarat

16/04/2012 00:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj i ka bërë
thirrje banorëve në komunat ku kultivohet kanabis sativa të heqin dorë
pasi policia do të krehë të gjithë zonat e dyshuara pa asnjë përjashtim
në çdo skaj të  vendit.

Deklarata u be gjate takimit qe Burgaj pati me krerët lokalë  të policise në Gjirokastë dhe me drejtuesit e komunave problematike në  hartën e kultivimit dhe trafikimit të  bimëve narkotike.

Burgaj tha se Lazarati mbetet ende një  territor problematik dhe kerkoi gjithashtu që  krerët e njësive vendore të  mbajnë  përgjegjësitë e tyre

Top Channel