Agjenti 007, dietë dhe stërvitje për skenën e seksit
16/04/2012 12:15
Daniel Craig ka nisur një dietë me shumë kalori në mënyrë që brenda 10 ditësh të jetë sa më në formë.
Arsyeja e regjimit është se aktori britanik po përgatitet për skenën e seksit të filmit më të fundit të agjentit 007 dhe kërkon që të paraqesë sa më shumë muskuj.
Një burim ngë sheshxhirimi i ‘Skyfall’ theksoi për ‘The Sun’: “Daniel e di që ajo skenë është e rëndësishme në një film të James Bond dhe ka nisur një dietë me shumë kalori dhe po stërvitet intensivisht për të vënë më shumë muskuj.”
Aktorja greke Tonia Sotiropuolou është vajza-Bond e filmit ‘Skyfall’ dhe ajo që do tërheqë shumë vëmendje në këtë film.
Top Channel