Vajza “e keqe†Emma Watson
13/04/2012 14:40
Të gjithë ata që e mbajnë mend Emma Watson si vajzën e ëmbël, protagoniste të serialeve të “Harry Potter”, ajo jeton vetëm në kujtimet e tyre.
Watson e vërtetë, tashmë është një 21-vjeçare tërheqëse, e veshur me xhinse të shkurtëra, e mbushur me tatuazhe dhe e shkujdesur.
Këtë e dëshmuan qartësisht fotografitë e saj të marra gjatë xhirimit të një filmi të ri, “The Bling Ring”, në të cilën ajo do të jetë protagoniste në rolin e një vajze të keqe.
E pyetur se cila prej të dy personazheve të ekranit është në të vërtetë, britanikja theksoi se e ndien veten diku midis të dy modeleve që ofrojnë këto filma.
Top Channel