Ushqimi në timon, një “recetë vdekje”

12/04/2012 16:55

Të gjithë ata që mendojnë se mund të kursejnë kohë duke u ushqyer ndërsa i japin makinës janë të paralajmëruar: diçka e tillë është një “recetë vdekjeje”.

Një studim që u fokusua në efektin e ngrënies, pirjes, tymosjes apo të folurit në celular ndërsa jemi në timon, zbuloi se koha e reagimit gjatë këtyre aktiviteteve është në mënyrë dramatike më e ulët se në rrethana normale.

Nëse jemi duke ngrënë, një njeriu të zakonshëm i duhen normalisht 44% kohë më shumë për të reaguar, krahasuar me pothuajse 25% gjatë aktiviteteve të tjera.

Njëkohësisht, studimi tregoi se gjatë konsumimit të ndonjë pije në timon, 18% e shoferëve kanë tendencë për të dalë nga korsia në një korsi pranë.

Sipas studimit, rreth dy milionë shoferë në të gjithë botën kanë pësuar një aksident apo kanë shpëtuar për fije, pasi kanë qenë duke i dhënë makinës me një dorë të vetme.

Studimi u realizua nga Universiteti i Lidsit, që testoi disa dhjetëra persona për të arritur në rezultatet e tij të detajuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA