Vrasja e policit, arrestohen vëllezërit

11/04/2012 00:00

Policia ka arrestuar në Kakavijë vëllezërit Xheçuka, të cilët dyshohen si vrasës të policit Ymer Hajdari në orët e para të ditës së martë.

Të dyshuarit për vrasjen e policit po tentonin të kalonin kufirin ilegalisht. Beqir Xheçuka dhe vëllai i tij po arratiseshin në Greqi.

Ymer Hajdari, një nga oficerët e policisë së burgjeve, është gjetur i  vrarë me tre plumba në makinën e tij. Sipas burimeve policore, Hajdari po dilte me makinën e tij personale nga pallatet e Unazës për në rrugën kryesore, ku mendohet se do shkonte në punë, kur edhe është qëlluar me tre plumba.

Burimet shprehen se para daljes në rrugën kryesore, dyshohet se personat që kanë kryer atentatit i kanë bllokuar atij kalimin duke e detyruar të ndalonte e më pas e kanë qëlluar në xhamin e parë të makinës.

Ai është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastësishëm të cilët po nxitonin për të udhëtuar në punë, por që makina e oficerit të policisë u kishte bllokuar rrugën atyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA