Në Afrikën e Jugut ekzistojnë tre luanë të bardhë që janë rritur në ambient me njerëz dhe me të cilët mund të shëtisësh i qetë në park, madje duke i mbajtur nga bishti.
Këta luanë kanë një çrregullim gjenetik që i bën qimen t’i duket e bardhë dhe jo kafe siç jemi mësuar të shohim. Duke qenë të rrallë janë shumë të ekspozuar nga gjahtarët dhe kanë mbetur vetëm 100 ekzemplarë të tillë në botë. Gjithsesi, programet e mbarështimit në Afrikën e Jugut kanë bërë që të ketë shpresa për mbijetesën e kësaj specieje.
Luani në fjalë, së bashku me dy luaneshat e tij, është shumë i famshëm në Afrikën e Jugut, por edhe në mbarë botën falë profilit të tij në Facebook: Mohlatsi Lucky-One.
Pjesëtarët e parkut ku janë rritur luanët shprehen për ‘Daily Mail’ se kafshët ndihen mirë në praninë e njerëzve, por gjithsesi mbeten grabitqarë dhe si të tillë njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm kur janë pranë tyre dhe gjithmonë duhet të shoqërohen nga kujdestarët e luanëve.
Top Channel