Nëna gjen beben të gjallë pas 12 orësh qëndrimi në morg

11/04/2012 00:00

Një bebe e sapolindur jetoi për 12 orë në morg, pasi mjekët u nxituan kur e konsideruan atë të pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në Argjentinë, kur Analia Bouter shkoi të vizitonte fëmijën e saj të lindur para kohe në morgun e spitalit dhe pasi hapi arkivolin e bebes e gjeti atë të gjallë.

“E pashë fëmijën tim të lëvizte. U trondita dhe rashë në gjunjë. Im shoq nuk dinte se çfare të bënte”, tha nëna Analia për gazetën argjentinase TN.com.

Bebja kishte qëndruar për 12 orë në morgun e spitalit dhe dalëngadalë po ngrinte. Një punonjës i spitalit, i cili nxitoi t’ia conte menjëherë fëmijën doktorëve, tha se dukej sikur po mbante një shishe me akull në dorë.

Cifti i ka vënë bebes vajzë emrin Luz Milagros, që do të thotë ‘mrekulli’.Nëna tregoi se shkoi në morg vetëm për t’i thënë krijesës së saj “lamtumire”, por në fakt i shpëtoi asaj jetën.

“I gjithë personeli i spitalit ka përgjegjësi”, thotë për BBC Rafael Sabatinelli, nënsekretar për Shëndetësinë, duke njoftuar po ashtu edhe nisjen e hetimeve rreth këtij fakti.

Fëmija ndodhet ende në spital sepse ka lindur tre muaj më herët se parashikimi, megjithatë gjendja e saj është e mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA