Kompania japoneze Sony ka parashikuar një humbje prej 6.4 miliard dollarësh, dyfishi i vlerësimeve të mëparshme.

Për këtë humbje kolosale, kompania fajësoi shpenzimet për taksat që kanë lidhje me bizneset e saj në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ky do të jetë viti i katër radhazi me humbje për Sony.

Detaje të tjera për këtë pritet të jepen nga kompania ditën e enjte, kur kreu i ri ekzekutiv, Kazuki Kiraua do të prezantojë dhe strategjinë e tij, strategjinë e së ardhmes së Sony.

Në këtë strategji, thonë mediat japoneze, Sony parashikon shkurtimin e rreth 10 mijë vendeve të punës që kanë të bëjnë kryesisht me bizneset e jashtme të kompanisë që nuk kanë lidhje me strategjinë e re të saj.

Dështimi i madh i Sony ka qenë prodhimi i televizorëve, sektor në të cilin kompania ka rezultuar me bilance negative për tetë vite me radhë.

Top Channel