Diskoja “dëbon” banorët e pallatit

08/04/2012 00:00

Zhurmat e padureshme gjatë orëve të natës nga një lokal po i detyron banorët e një lagjeje të nxjerrin në shitje shtëpitë e tyre.

Zhurma që vjen nga lokali gjatë orëve të natës është e padurueshme pasi ambjentet nuk kanë as izolim dhe nuk plotësojnë kushtet për disko.

“Nuk fle dot në shtëpi. Një fqinji im u largua sepse nuk rrinte dot më. Disa janë të moshuar, disa kanë fëmijë të vegjël dhe nuk mund të vësh për të fjetur fëmijën kur dhoma tronditet nga zhurma”, shprehet një nga banorët.

“Ka banorë që shkojnë në shtëpi të të afërmve për të bërë gjumin rehat. Nuk duam që të mbyllet lokali, port ë rregullojë kushtet sepse më parë i ka pasur dhe nuk na krijonte shqetësim”, thekson një banorë e zonës.

Prej disa muajsh ata kanë kërkuar ndihmën e policisë bashkiake dhe atë të rendit, por për arsye që nuk dihen pronarët e këtij lokali vazhdojnë punën e tyre normalisht.

“Duam që urdhri i dhënë nga Bashkia që të mos ketë muzikë pas orës 23.00 të zbatohet, asgjë më tepër”, shton banorja.

Banorët kërkojnë që strukturat e shtetit të zbatojnë lilgjin dhe pronarët e këtij lokali të izolimin ndaj zhurmave në mënyrë që ata të kenë mundësi të jetojnë të qetë në shtëpitë e tyre.

Top Channel