Tafaj: Çështja, në Gjykatën Kushtetuese

07/04/2012 00:00

Pas dekretimit nga Presidenti të ndryshimeve në Ligjin për Statusin e të
Verbërve dhe Paraplegjikëve, kjo kategori ka mbetur e zhgënjyer dhe
thotë se i janë cënuar të drejtat.

Sipas presidentit të Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaji, çështja do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të kërkohet shfuqizimi i këtij ligji.

“Së fundmi ka hyrë në fuqi një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave, për kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike, sipas të cilit personat me aftësi të kufizuar nuk do ta përfitojnë më këtë ndihmë. Ky ndryshim bie ndesh me ligjin 9355, neni 4,pika 13, në të cilën përcaktohet se pagesa e aftësisë së kufizuar nuk llogaritet si e ardhur  familjare, për efekt të ndihmës ekonomike”, tha Tafaj.

Sipas Tafajt pagesat qe i behen personave me aftesi te kufizuara nuk mund te konsiderohen te ardhura, pasi ato jane per te kompensuar disi, ato qe i privon aftesia e munguar.

“Ky është një prolog i ndryshimeve që do të sjellë ligji integral, sipas të cilit po synohet që pagesa e aftësisë së kufizuar të llogaritet si një pagese ekonomike dhe të kushtëzohet në të ardhura të tjera. Në këto kushte jeta e këtyre njerëzve po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, theksoi Tafaj.

Të verbërit dhe paraplegjikët do t’i kërkojnë ministrit të Punës, Spiro Ksera shfuqizimin e vendimin qe i ka nderprere kesaj kategori ndihmen ekonomike.Ne rast te kundert ata paralajmerojne protesta masive.Sipas Tafaj,  i gjithe informacioni mbi shkeljen e te drejtave te personave me aftesi te kufizuara i eshte percjelle edhe Bashkimit Europian.

Top Channel