Miranda Kerr, “femra më e hijshme në botë”

06/04/2012 00:00

Revista “Who” klasifikon Miranda Kerr si “femrën më të hijshme në botë”. Një juri e përbërë nga specialistë e kanë cilësuar atë si femrën më të bukur në botë për vitin 2012 dhe kjo përzgjedhje vjen 1 vit pasi top modelja solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Megjithatë, lindja e një fëmije nuk solli asnjë humbje në hijeshinë e Kerr, përkundrazi, pati shumë prej atyre që publikisht thanë se pas lindjes së djalit të saj, modelja 28-vjeçare u rishfaq më e hijshme se kurrë më parë dhe tani 1 vit pasi u bë nënë ajo deklaroi se ishte gjëja më e bukur që i kishte ndodhur në jetë.

Rachael Taylor dhe Stephanie Rice dhe shumë femra të tjera të bukura kanë qenë sërish në listën e femrave të përzgjedhura nga “Who”, por asnjëra nuk mundi të rrëzojë nga froni ëngjëllin e “Victoria Secret”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA