
Koreja e Veriut paralajmëroi se kushdo që do të godasë satelitin e saj
apo do të përpiqet të mbledhë pjesët e tij do të përballet me
raprezalje.
Televizoni shtetëtor komunist tha se cilido shtet të tentojë të bëjë një gjë të tillë, do të përballet me ndëshkim të menjëhershëm, të vendosur dhe të pamëshirshmë nga ushtria e Koresë së Veriut.
Korea e Veriut ka rritur mjaft tension në rajon dhe më gjerë më planin e saj për të lëshuar nëj satelit në orbitë, plan që nga perëndimi konsiderohet si tentativë për të feshur tenstimin e nëj rrakete me rreze të gjatë veprimi.
Japonia bëri me dije se do të rrëzojë satelin apo raketën komuniste nëse kjo përbën kërcënim për vendin. Prej ditësh ushtria japoneze është në gjendje gatishëmrie të lartë dhe ka përgatitur bateritë e raketave për tu mbrojtur nga fqinji i saj. Sipas vendeve perëndimore, Koreja e veriut po shkel rezolutat e Okbsë me lëshimin e raketës dhe do të përballet me saknsione edhe më të forta nëse vazhdon me këtë projekt.
Top Channel