Lideri i një karteli droge në Meksikë u dënua me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u shpall fajtor për udhërimin e vrasjes së tre personave në konsullatën amerikane në qytetin e Huarezit, në vitin 2010.
Jose Antonio Acosta Hernandez pranoi akuzat për vrasjen e Lesley Enriquez, bashkëshortit të saj amerikan dhe bashkëshortit të një tjetër punonjëse të konsullatës.
Gjithashtu, Acosta pranoi se është i përfshirë në vrasjen e më shumë se 1 500 personave në Huarez. Ai u ekstradua për t’u përballur me drejtësinë amerikane në vitin 2011, pasi u prangos në një operacion të ushtrisë meksikanase.
Prokurori i çështjes, Lanny Bruer, theksoi se Hernandez ishte përgjegjësi i vetëm për instalimin e një regjimi terrori në krahinën në të cilën vepronte karteli i tij. Ai e konsideroi bosin e mafias si një “njeri të përbuzshëm, pa asnjë respekt për jetën njerëzore dhe për ligjin”.
Ai është gjithashtu përgjegjës për qindra pengmarrje, përdhunime apo trafik të lëndëve narkotike.
Top Channel