Britani, ushtarakja var veten

06/04/2012 00:00

Vetëvrasja e një kaporaleje në Britaninë e Madhe pas rrëzimit të dënoncimit të saj për përdhunim nga dy kolegë, ka tronditur opinionin publik vendas.

Kaporalja Anne-Marie Ellement, 30 vjeç u gjet e vdekur në “Bulford Camp”, në afërsi të Bërnmuthit. Ajo kishte zgjedhur t’i jepte fund jetës së saj pas rrëzimit të denoncimit ku akuzonte dy kolegë të saj për përdhunim. Autoritetet ushtarake britanike rrëzuan denoncimin duke e cilësuar si “të rremë”.

Hetuesit ushtarakë thanë se për cështjen në fjalë është nisur një tjetër hetim. Para denoncimit të saj, thonë ata, kaporalja gëzonte mbështetjen e plotë dhe kushtet të favorshme në ushtri. Denoncimi ndryshoi gjërat, thuhet në sqarimin e një zëdhënësi të ushtrisë britanike. Sipas zëdhënësit, denoncimi rezultoi i rremë e për pasojë, kaporalja Ellement humbi “respektin” e kolegëve, pasi gënjeshtrat e mashtrimet marrin zero tolerancë në ushtri, sidomos kur njollosin kolegët.

“Për këtë ajo u izolua nga grupi, bashkëpunëtorët dhe kolegët e saj. Kjo ndoshta e ka çuar në depreson deri në vetëvarje”, thuhet në sqarimin e ushtrisë britanike.

Megjithatë, në komunikatë njoftohet gjithashtu se do të kryhen hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.

Në një mesazh elektronik dërguar një miku të saj, ditë para vetvrasjes, kaporalja Ellement shkruante: “Askush s’më beson më. Që të gjithë më largohen. Nëse nuk do të ishte e vërtetë unë nuk do të nisja asnjë sajesë, nuk do të doja të shkatërroja karrierën time, nuk doja të humbja të gjithë miqtë e mi”.

Anne-Marie Ellement u vetëvar në 9 tetor të vitit të kaluar në bazën ushtarake ku shërbente prej vitesh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta