
Hije misteri kanë rënë mbi vdekjen e një shkencëtari të njohur francez
në Shtetet e Bashkuara. Richard Descoings, drejtor i prestigjozes
“Science Politique”, u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta në dhomën
numër 723 të hotelit “Michelangelo” të Nju Jorkut.
Shkencëtari ndodhej në Mollën e Madhe për të marrë pjesë në një takim me studentët në Columbia University. Në pritje të rezultateve të autopsisë, asnjë pistë nuk është përjashtuar.
Descoings u gjet nudo në shtratin e dhomës së tij, e cila ishte rrëmujë dhe ku u gjetën gjurmë të konsumit të alkoolit dhe ilaçeve. Ndërsa kompjuteri i tij tip laptop dhe telefoni celular ishin në dysheme.
Një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut deklaroi se testet e para post-mortem në trupin e shkencëtarit nuk ishin përfundimtare dhe për rrjedhojë teste të reja do të bëhen. Zyrtari tha gjithashtu se në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar shenja të një krimi.
Descoings, 53 vjeç, ka qenë drejtor i institutit “Science Po”, një nga më elitarët në Francë, që prej vitit 1996. Kolegët e tij dhanë alarmin të martën në mëngjes, pasi ai mungoi në konferencën universitare të sponsorizuar nga OKB-ja.
Top Channel