Senegal, Yossou Ndour, ministër i Kulturës
05/04/2012 02:17
Këngëtari i njohur senegalez, Yossou Ndour është emëruar Minstër i Kulturës dhe Turizmit në qeverinë e re të vendit afrikan.
Kabineti qeveritar do të udhëhiqet nga Abdolu Mbaye, e dizenjuar nga presidenti i ri Macky Sall, i dalë fitues në zgjedhjet e 25 marsit, ndaj rivalit Abdoulaye Uade.
Ndour, 52 vjeçar, ishte kandidat për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, por në fund nuk u pranua.
Që atëherë ai kishte vazhduar betejën kundër presidentit të vjetër Uade, duke mbështetur në fazën e dytë të zgjedhjeve atë që më pas u shpall fitues, Macky Sall.
Top Channel