
Kisha Ortodokse Ruse ka kërkuar falje pasi ka treguar një fotografi të
liderit të saj, Patriarkut Kirill, që ishte modifikuar me qëllim që të
nxirrte në pah një orë luksoze prej floriri në dorën e tij.
Ora e artë, e tipit “Breguet”, vlerësohet se kushton mbi 30 mijë dollarë dhe u vu re nga blogerët rusë. Reflekset e orës mund të duken në fotografinë e vitit 2009, të publikuar në faqen e internetit të kishës.
Vetë Patriarku deklaroi se bëhej fjalë për një manipulim që do të hetohet dhe se “fajtorët do të ndëshkohen me ashpërsi”.
Në një deklaratë, zyra e shtypit e autoritetit më të lartë fetar rus thotë: “Ne hedhim poshtë në parim çdo përdorim të softëare-ve për modifikimin e fotove për të alternuar imazhet”.
“Do të ketë një hetim për të caktuar përse në këtë rast kishte një dhunim të ashpër të kodit tonë të etikës. Fajtorët do të ndëshkohen me ashpërsinë më të madhe”, thuhet në deklaratë.
Fotoja orgjinale, që daton më 3 korrik 2009, tregonte një takim mes Patriarkut dhe ministrit rus të Drejtësisë, Alexander Konovalov. Versioni i modifikuar u publikua këtë muaj.
Pasi shkaktoi debate të forta në sferën e blogerëve rusë, zyra e Patriarkut e hoqi imazhin e zmadhuar nga faqja e internetit dhe më pas fotografinë në tërësi.
Top Channel