Gjyqtari i Gjykatës së Përgjithshme të Bashkimit Evropian Jozef Azizi, përfaqësues i Austrisë, në këtë gjykatë, ndodhte në Tiranë dhe mori pjesë në një diskutim me me jusristë shqpitarë mbi “Integrimin Evropian dhe rolin e gjyqësorit: para dhe pas aderimit”.

Ky diskutim i organizuar nga qendra për studime ligjore LIST, kishte si synim nxitjen e debatit publik mbi reformat institucionale dhe ligjore, si dhe për nevojën e sigurimit të  standardeve ndërkombëtare dhe praktikave të mira në këtë moment, kur Shqipëria është në procesin e integrimit europian, në të cilin gjyqësori ka një rol kyç.

Pjesëmarrës në këtë tryezë, përfaqësues të lartë të sistemin gjyqësor shqiptar, si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit, përfaqësues nga Këshilli i Larte i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Presidenca etj. u fokusuan në rolin që duhet të luajë  pushtetit gjyqësor në procesin e integrimit e Evropian, posacërisht në përafrimin e legjislacionit me atë të vendeve të bashkimit europian, njohjen dhe zbatimin e legjislacionit evropian nga gjykatat shqiptare etj.

Drejtuesit e qendrës për studime ligjore LIST, vleresuan asistencën që i është dhënë sistemit shqiptar të drejtësisë.

Top Channel