Bursat aziatike kanë rënë pasi frika mbi shëndetin e ekonomive amerikane dhe asaj evropiane ka rezultuar me një rënie të shitjeve në tregjet globale.
Indeksi i bursës japoneze Nikkei ra me 0.5 për qind, ai i bursës Hang Seng të Hong Kongut me 1.3 për qind dhe ai i australianes ASX ra me 0.3 për qind.
Gjatë së mërkurës, shitjet e dobëta të bondeve spanjolle rritën shqetësimet se kriza e borxhit në radhët e vendeve të eurozonës mund të ringjallet.
Në Shtetet e Bashkuara, tregjet ranë me 1 për qind pasi Federal Reserve sinjalizoi se nuk mund të sigurojë më stimuj ekonomikë.
“Mbështetja e madhe për ekonominë dhe tregjet financiare në dy vitet e fundit ka qenë stimuluese dhe pa të lind pyetja nëse këto ekonomi mund t’ia dalin mbanë vetë”, deklaroi eksperti Bruce Bittles.
Eurozona ka luftuar me krizën e borxhit, e cila ka ngritur shqetësime mbi rritjen ekonomike dhe ka minuar besimin e investitorëve. Gjithashtu, ekziston frika mbi mundësinë e disa vendeve të eurozonës për të shlyer borxhet e tyre.
Ditën e mërkurë, frika u përshkallëzua edhe më tej pasi shitja e bondeve spanjolle ra përtej parashikimeve. Qeveria spanjolle shpresonte të shiste deri në 3.5 miliardë euro bonde afatmesme, por ajo arriti të shiste vetëm 2.6 miliardë euro.
Top Channel