Një komandant i rëndësishëm në luftën kundër talebanëve u vra në një atentat në krahinën afgane të Badakshanit.
Burime zyrtare informuan se Nazir Mir mbeti viktimë e një sulmi me autobombë, në të cilin të paktën edhe 16 civilë janë plagosur.
Mir ishte një prej armiqve të betuar të Al-Kaedës dhe si rrjedhojë ishte vendosur midis objektivave kryesorë që kjo organizantë kërkonte të eliminonte.
Si rrjedhojë e punës së komandantit, krahina e Badakshanit ka regjistruar nivelin më të ulët të aktivitetit terrorist në vend.
Gjithashtu të enjten, një person i armatosur në krahinën e Ferah vrau tetë policë në një postobllok.
Sipas ekspertëve perëndimorë, sulmet e së enjtes tregojnë se talebanët kanë vendosur në qendër të objektit të tyre jo vetëm trupat e NATO-s, por edhe armiqtë afganë.
Top Channel