Shfrytëzimi i inerteve në perroin e Kushës është kthyer në një problem
serioz për banorët e fshatit Kozan. Mjetet e rënda kanë nisur që të
gërryejnë edhe afër një ure, mjaft të amortizuar, duke rrezikuar
shembjen e saj.
Banorët kërkojnë ndaljen e shfrytëzimit të këtij baseni ujor, pasi në të kundërt rrezikojnë që pesë fshatra të mbeten të izoluar. Kryepleqtë e fshatrave pretendojnë se inertet e përfituara nga shtrati i përroit përdoren për shtrimin e punimeve të rrugës ne tunelin Elbasan-Tiranë.
Ura e cila tashmë ka nisur të dalë jashtë funksionit është një domosdoshmëri jetike edhe për nxënësit e shkollës së ciklit 9 -vjeçar të këtij fshati.
Përroi i Kushës, gjatë periudhës me reshje shiu bëhet tepër i rrezikshëm dhe e rrëmbyeshëm. Një vit më parë ky basen ujor shkaktoi përmbytje masive në Komunën e Bradasheshit dhe varrezat e kësaj zone.
Top Channel