Rihanna e ka ndërruar shpesh pamjen e saj të jashtme. Këngëtarja është parë bjonde kohët e fundit, por tani 24-vjeçarja ka rikthyer flokët e errta.
Aktualisht Rihanna ndodhet në Tokio të Japonisë për promovimin e filmit ‘Battleship’, filmi i parë i saj në karrierë.
Filmi tregon pushtimin e Tokës nga alienët dhe këngëtarja interpreton rolin e një marinseje amerikane që përdor artilerinë e rëndë.
Gjithashtu Rihanna ka zbuluar se gjatë fëmijërisë së saj kontrollonte nëse në qiell kishte shenja UFO-sh.
Ajo tregoi se ka kaluar orë të tëra në oborrin e shtëpisë së saj në Bridgetown (Barbados) duke kërkuar alienë dhe këtë e bënte sepse urdhërohej nga babai i saj, Ronald Fenty. Ai ishte i bindur se UFO-t do të vizitonin tokën herët a vonë.
“Babai më thonte që të rrija jashtë gjatë natës për të kontrolluar nëse kalonin disqe fluturuese dhe këtë gjë e kam bërë për vite me radhë”, theksoi Rihanna.
Top Channel