20-vjetori i krijimit të PBDNJ-së

31/03/2012 17:40

20-vjetori i themelimit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka mbledhur në Tiranë kongresin e kësaj partie.

“Bashkimi për të Drejtat e Njeriut u krijua si parti e minoriteti etnik grek sepse iu mohou Omonias e drejta e kandidimit në zgjedhjet e vitit 1992, por shumë shpejt u bë edhe partia e vllahofonëve të Shqipërisë, partia e komuniteti serb dhe malazez në Shqipëri, u bë partia e të gjitha shtresave të marzhinalizuara”, tha në fjalën e tij, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
 
Kryetaria e Kuvëndit Jozefina Topalli lavdëroi rolin e PBDNJ-së gjatë këtyre 20 viteve ekzistencë të saj.

“Partia e të Drejtave të Njeriut ka një bosht filozofik të jashtëzakonshëm që rastis, që është komplementare me filozofinë e Bashkimit Europian, me filozofinë e përpjekjeve tona për t’u bërë pjesë e këtij komuniteti të rëndësishëm”, tha zonja Topalli.

Kryesocialisti Edi Rama në fjalën përshëndetëse, vlerësoi maksimalisht figurën e kreut të PBDNJ, Dule që sipas tij bën, që kjo parti të mos bëhej pre e pazareve të politikës shqiptare sic bënë disa prej drejtuesve të kësaj partie.

“Unë jam shumë krenar sepse bashkë me ju, Partia Socialiste, PBDNJ-ja dhe i gjithë koalicioni ynë i Aleancës për të Ardhmen, është në anën e duhur të historisë. Ne jemi në anën e duhur të historisë sepse kemi vështrimin e duhur për rimëkëmbjen e ekonomisë. Duam një Shqipëri me një punësim real dhe jo me një rritje të vazhdueshme të papunësisë. Duam që kush fiton më pak të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë, të paguajë më shumë dhe nuk mund të pranojmë që një infermiere të paguajë më shumë taksa se sa doktori kryeministër”, tha në fjalën e tij kryesocialisti Rama.

Top Channel