Julia Roberts është kundër injektimit të botoksit për të “zhdukur” rrudhat.
Në kohën që koleget e saj theksojnë se nuk injektojnë botoks për të mos humbur shprehinë e fytyrës, gjë që do i pengonte në aktrim, Roberts deklaron që ka tre fëmijë dhe dëshiron që ata ta dinë në çdo moment gjendjen dhe ndjenjat e saj nëpërmjet mimikës.
Protagonistja e ‘Preety Woman’ flet nga eksperienca: “Një herë më injektuan botoks dhe fytyra më ngeli me një shprehi habie që nuk e ndryshoja dot më. Kjo gjë nuk më pëlqeu.”
Gjithsesi aktorja e famshme respekton të gjithë ata që e shohin botoksin si një zgjidhje për të vonuar plakjen.
“Nuk gjykoj askënd. I respektoj ata që injektojnë botoks dhe që ndihen mirë me veten”, theksoi Roberts për ‘Access Hollywood’.
Top Channel