Meta vizitë në Uashington

27/03/2012 19:45

Kreu LSI-s Ilir Meta është duke zhvilluar një vizitë në Uashington me ftësë nga  Forumi Ekonomik i Europes Juglindore që zhvillohet në “John Hopkins University”.

Siç njofron zyra për shtyp e LSI-s, Zoti Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe sekretari marrëdhënieve me jashtë, Ralf Gjoni,  janë takuar  me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Rikers, që u shpreh se Shqipëria ngadalësoi axhendën e saj integruese në dy vitet e fundit, në mënyrë të panevojsme.

Reeker shtoi se diçka e tillë duhet të shërbejë si mësim për të ardhmen, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar të SHVA-ve në përmbushjen e 12 prioriteteve të Bashkimit Evropian dhe marrjen e statusit të kandidatit, duke theksuar se fokusimi në zbatimin e Planit për Veprim është i rëndesishëm për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

“Takimi me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, u përqëndrua në rëndësinë e reformave që afrojnë vendin me Bashkimin Europian. Edhe një herë, ai shprehu se SHBA-të janë fuqimisht të angazhuara në këtë proces,  ndërsa unë konfirmova vendosmërinë dhe angazhimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’i shërbyer këtij qëllimi, që nëpërmjet një klime sa më konstruktive  dhe pozitive të përshpejtojmë këtë axhendë, që tashmë është edhe e konkretizuar me planin e veprimit”, u shpreh lideri i LSI-së, Ilir Meta.

Gjithashtu, Zoti Meta është takuar me senatoren e Jeanne Shaheen, kryetare e Nën-Komisionit për Çështjet Europiane në Senatin Amerikan si dhe anëtare e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Diskutimi midis Z. Meta dhe senatores u fokusua në marrëdheniet e SHBA-së me vendet e Ballkanit, në fuqizimin e investimeve ne rajon si dhe në rolin e politikës rajonale të Shqipërisë.

Top Channel