Deklarata e Spahisë, reagon delegacioni i BE-së

27/03/2012 00:00

Deklaratat publike e kreut të Partisë së Lëvizjes së Legalitetit dhe
zëvendësministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahia kanë shqetësuar Bashkimin
Europian dhe ambasadoret e atashuar në Shqiperi.

Ne nje deklarate per shtyp, delegacioni i Bashkimit Europian ka theksuar se deklaratat e zotit Spahia nxisin dhunen dhe urrejtjen.

“Bashkimi Evropian dënon me forcë çdo retorikë diskriminuese dhe nxitje për urrejtje dhe dhunë. Shqipëria ka ratifikuar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ka aprovuar Ligjin për Mbrojtjen kundër Diskriminimit. Lufta kundër diskriminimit, përfshirë diskriminimin e personave LGBT, është një ndër 12 prioritetet kyçe të Opinionit të 2010-ës. Shqipëria është angazhuar për të zbatuar Planin e Veprimit mbi këto dymbëdhjetë prioritete kyçe. Deklarata publike si ajo e z. Spahia janë në kundërshtim me zbatimin e politikave antidiskriminuese të përfshira në kapitullin 23 mbi të drejtat themelore dhe juridike pjesë e legjislacionit të Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.

Reagime kunder deklarates se Spahise

Avokati i Popullit dhe Aleanca Kundër Diskriminimit kanë dënuar qëndrimin e zëvendësministrit të Mbrojtjes Ekrem Spahia, lidhur me festivalin e paralajmëruar të grupit LTGB, lesbike, gei, biseskusualë dhe transgjinorë, i cili do të mbahet më 17 maj.

Gazeta Shqiptare ka pyetur disa aktiviste të të drejtave të njeriut dhe mes tyre është edhe zotin Spahiu për qëndrimin ndaj kësaj lëvizjeje dhe zëvendësministri i Mbrojtjes ka pohuar se nuk ka ndonjë koment tjetër për ta, vetëm t’i ‘kapë në hu’. “‘Hu’ është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkopij gome”- ka sqaruar Spahia.

Zyra e Avokatit të Popullit e ka dënuar këtë qëndrim dhe zotit Ekrem Spahia i sygjeroi të kërkojë
Avokati i Popullit i kërkon Spahise të deklarohet mbi vërtetësinë e këtij citimi dhe të kërkojë në mënyrë urgjente ndjesë publike, nëse kjo deklaratë fyese dhe denigruese është qoftë dhe pjesërisht e vërtetë

Kjo deklaratë e zevendësministrit të Mbrojtjes është kundërshtuar edhe nga Komisionerja për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Irma Baraku, por edhe nga përfqësuesit e Aleancës Kundër Diskriminimit.

“Zyra e Komisionerit reagon nëpërmjet kësaj deklarate. Normalisht duke mbajtur një qëndrim ligjor reagon përmes deklaratës, por reagon edhe në mënyrë institucionale përmes nisjes së një hetimi, mbi bazën e të cilit ne do të konkludojmë me një rekomandim ose jo, në varësi vërtetimit të fakteve”, tha Baraku.

“Duam t’i kujtojmë zotit Ekrem Spahia, por me këtë rast përmes tij edhe shumë funksionarëve të lartë të shtetit, që deklarata të tilla shkelin nenin 266 të Kodit Penal, i cili parashikon, që nxitja e urrejtjes dhe prishja e paqes publike përmes deklaratave që nxisin dhunë apo që frymëzojnë urrejtje, dënohet deri në 5 vjet burg. Ne jemi të vendosur që këtë kërkesë edhe këtë nen specifik të Kodit Penal, të kërkojmë që të zbatohet edhe drejtësia të vihet në vend”, thotë Kristi Pinderi, nga Aleanca Kundër Diskriminimit.

Zyra e Komisioneres ka nisur hetimin ndaj zëvendëseministrit të Mbrojtjes mbi këto deklarata, të cilat nxisin dhunën dhe urrejtjen.
 

Top Channel