Ashtu sic kishte paralajmëruar, forca më e re politike në vend, Aleanca Kuqezi zhvilloi tubimin e saj të parë si parti në qytetin e Elbasanit.

Qindra simpatizantë të AK-së u grumbulluan në Pallatin e Sportit, “Tomorr Sinani” ku ishte i pranishëm edhe lideri kësaj lëvizje, tashmë edhe zyrtarisht politike, Kreshnik Spahiu.

Nga foltorja, para të pranishmëve, zoti Spahiu fajësoi klasën politike, e sidomos dy liderët, Berisha e Rama, si fajtorë të ngecjes së proceseve integruese të vendit në Bashkimin Europian. Lideri i AK-së tha se dy partitë e mëdha janë përfshirë nga ethet e “votave kuqezi”.

“PD-ja dhe PS-ja kanë frikë nga votat kuqezi. Berisha është pengesë për bashkimin e shqiptarëve. Berisha dhe Rama janë pengesë për integrimin në Bashkimin Europian. Lidershipi krokodil ka marrë peng të ardhmen e vendit”, tha Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA