Në kufirin e fundit të afateve për t’u ankuar mbi vendimin e gjykatës
për dosjen “Gërdeci”, të gjithë të akuzuarit për tragjedinë e 15 marsit
2008 kanë apeluar vendimin e gjykatës së Tiranës, duke këmbëngulur për
pafajësi.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, i shpallur fajtor dhe i dënuar nga Shkalla e Parë me gjashtë vjet burgim ka apeluar nëpërmjet avokatit të tij, Brahim Lahi, duke qenë se gjenerali ndodhet familjarisht në Amerikë.

Ai pretendon, – thane burimet e gjykatës, – jo vetëm në pafajësi, por thekson se gjykata ka kryer mjaft shkelje proceduriale gjatë gjykimit. Një ndër këto shkelje është fakti se trupa gjyqësore nuk e ka njoftuar në asnjërën prej seancave, thote gjenerali Hoxha, pavaresisht se gjykata ka detyrimin ta thërrasë për çdo seance edhe pse përfaqesohej në sallë avokati.

“Jam kerkuar dy vjet pas tragjedise vetem ne një seance, ku kam dhene deklarimet e mia”, thote gjeneral Hoxha ne apel, nderkohe qe kesaj ankese i ka bashkangjitur edhe vendimet e Strasburgut per rastet kur i pandehuri nuk njoftohet per te ndjekur procesin apo per te orientuar avokatin mbrojtes gjate gjykimit.

Ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari kerkon gjithashtu pafajesine ne kerkese, ku thuhet se ai dhe avokati i tij, rezervojne te drejten per te paraqitur argumenta dhe shkaqe shtese, derisa vendimi i Shkalles se Pare te zbardhet. “Por, – thote Pinari,- bazuar edhe ne argumentet qe kemi paraqitur gjate gjykimit ne Gjykaten e Tiranes, i kerkojme Gjykates se Apelit te prishe pjeserisht vendimin ne ngarkimin tim, persa u perket akuzave ku jam konsideruar fajtor. Keto akuza te pushohen, ndersa te lihet e fuqi vendimi persa i takon pafajesisë që dha gjykata per akuzen e falsifikimit të dokumentave, si dhe  te lihet në fuqi pushimi i akuzes per shperdorim detyre ne bashkepunim”.

Apelim per pafajesi kane depozituar edhe Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, te cilet kerkojne po ashtu pafajesine me argumentat e parashtruara gjate gjykimit edhe ne Shkallen e Pare. Edhe Sokol Ngjeci ka ndjekur te njejten rruge, deklaroi per Top Channel avokati i tij mbrojtës, i cili tha se klienti i tij nuk kishte detyra drejtuese ne Gerdec. Nderkohe Prokuroria pohoi se ka depozituar ankesen e saj diten e marte, ku i qendron kerkeseve te saj per tre burgime te perjetshme dhe ku refuzon dhjete pafajesite qe shpalli Shkalla e Parë e Gjykatës së Tiranës.

Top Channel