Ish të përndjekurit, ulet mosha

20/03/2012 00:00

Disa ndryshime ne projektligjin e qeverise për ish të përndjekurit
politikë kane hapur debate të forta jo vetëm mes mazhorancës dhe
opozitës, por edhe mes vetë deputetëve të Partisë Demokratike.

Njeri prej tyre, Fatos Hoxha, propozoi nje amendament qe ndryshon kufirin e moshes per ish te persekutuarit qe marrin menjehere demshperblimin. Qeveria kishte propozuar moshen 85 vjec, por amendamenti demokrat kerkon qe ky kufi te jete 75 vjeç per meshkujt dhe 70 per grate e ish-persekutuara.

Ky amendament u perkrah nga opozita, e cila votoi pro tij, pasi qe ne fillim, nenkryetari socialist i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj e kishte parashtruar ate si nje nga kerkesat e opozites. Por kunder propozimit te amendamentit te deputetit demokrat Fatos Hoxha u pozicionua zevendesministrja e Drejtesise.

Sipas saj ky amendament per te ulur kufirin e moshes eshte antikushtetues, pasi, duke rritur faturen financiare, ndryshon edhe buxhetin e vitit 2012, gje qe sipas saj eshte nje vendim i marre nga Kuvendi i Shqiperise dhe nuk mund te ndryshohet nga Komisioni i Ligjeve. Me kete arsyetim te qeverise eshte bashkuar edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri.

Sipas zotit Strazimiri, nese Parlamenti kerkon te ule moshen e atyre ish te persekutuarve qe marrin menjehere demshperblim, nuk duhet te rrise faturen financiare per qeverine, por te beje nje rregullim ligjor qe ne kete fature te kontribuojne edhe persekutoret qe kane shkaktuar demin.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri votoi kunder amendamentit te ardhur nga kolegu i grupit te tij parlamentar dhe pritet qe debati per kushtetueshmerine e vendimit ‘pro’ te Komisionit te Ligjeve te percillet ne seance, kur Parlamenti te diskutoje per kete projektligj.

Top Channel