Maqedoni, tensionet shtyjnë futbollin

19/03/2012 00:00

Derbi i futbollit në Maqedoni mes Shkëndijes së Tetovës dhe Vardarit mbart mbi vete shumë histori tensionesh, politike dhe trazirash. Duke parë situatën, ku tensionet ndëretnike janë përshkallëzuar në vend, kampionati maqedonas është pezulluar.

Përballja e anuluar disa herë, mund të zhvillohet këtë të mërkurë në stadiumin e qytetit të Tetovës. Drejtuesit e Shkëndijes u njoftuan se ndeshjen kundër Vardarit do të zhvillojnë në stadiumin e tyre dhe në prani të publikut. Megjithatë ende nuk ka një datë zyrtare për zhvillimin e kësaj ndeshjej.

“Situata e krijuar për këtë ndeshje nuk është e lakmueshme as për ne si kryesi as për futbollistët që janë gati për këtë ndeshje. Mirpo situata aktuale nuk jep shpresa për të ndodhur një gjë e tillë. Fjalën e fundit duhet ta thotë Ministria e Brendshme e cila duhet të japë lejen për zhvillimin e saj”, deklaroi sekretari i Shkëndijes.

Top Channel