Kardashian kalon Obamën në “Twitter”

16/03/2012 13:10

Kim Kardashian arriti një sukses krejtësisht të veçantë ditën e premte, kur preku kuotën e 14 milionë ndjekësve në “Twitter”, më shumë se presidenti Barack Obama.

Ushtria e Kardashian llogarit në total mbi 500 mijë fansa më shumë se ajo e njeriut më të fuqishëm në botë. Me arritjen e kësaj dite të shënuar, Kim falenderoi të gjithë ndjekësit e saj me një status të ri dhe një fotografi ku shfaqej duke i dhuruar puthje të gjithëve.

”14 milionë. Nuk mund ta besoj. Faleminderit shumë të gjithëve”, shkruajti Kim, e bërë një ikonë e “showbizz”, nëpërmjet disa shfaqjeve “reality show”.

Me 14 milionë fansa, Kardashian renditet e shtata në listën e personave të famshëm me më shumë ndjekës. Në vendin e parë ndodhet këngëtarja Lady Gaga, me 20 milionë, ndjekur nga Justin Bieber me 18 milionë, Katy Perry me 16 milionë, Rihanna dhe Shakira, me rreth 15 milionë të dyja dhe Britney Spears që pason.

Kardashian është e shtata, përpara Obamës, që ka pak më shumë se 13 milionë. Në krahasim, favoriti për të fituar emërimin e republikanëve për të sfiduar presidentin, Mitt Romney, ka vetëm 340 mijë ndjekës në rrjetin social.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA