Drejtuesit e automjeteve shumë shpejt do nuk do e blejnë më me çmim të
njejte siguracionin e automjeteve, por do të paguajnë sipas rrezikut që
ata kanë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, njoftoi se drafti që po punohet me Bankën Botërore do të jetë gati në shtator.

“Edhe çmimi që do t’i vendoset siguracioneve të makinave do të jetë shumë i detajuar. Do të ketë të gjithë komponentët e riskut, që nga zona gjeografike, mosha e të siguruarit, kapaciteti i motorrit, historiku i dëmeve. Duke e mbyllur në këtë mënyrë çmimi do të jetë ai i duhuri”, tha kryetarja e Autoritetit Enkeleda Shehi.

Kryetarja e AMF-së thotë se mënyra e re e përllogaritjes së cmimeve do të përmirësojë edhe raportin e dëmeve që paguajnë shoqëritë e sigurimeve, i cili u përkeqësua për të tretin vit radhazi.

Kryetarja e AMF-së i bëri këto deklarata gjatë raportimit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

 

Top Channel