Rikthehen reshjet e borës në vend

12/03/2012 00:00

Janë rikthyer reshjet e borës këtë fillim jave në të gjithë vendin.
Gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit reshje bore ka
patur në zonat malore të Korçës dhe në Qafen e Llogorasë.

Reshjet jane shoqeruar me erera te forta. Probleme ne qarkullimin e mejteve ka patur ne qafen e Llogarase ku levizja e mjeteve mund te behet vetem me zinxhire pasi per shkak te reshjeve te bores vende vende rruga paraqet rrezikshmeri.

Gjithashtu qarkullimi eshte veshtiresuar edhe ne zonat e thella malore te Korces. Reshjet kane perfshire edhe zonen veriore te vendit. Keshtu ne qarkun e Kukesit rruget jane mbuluar nga shtresa akulli duke veshtiresuar qarkullimi ne mjeteve. Te bllokuara ne kete fshat jane komuna Arren dhe disa fshtara te thelle malore.

Top Channel