Elbasan, qëllohet me armë 25-vjeçari
12/03/2012 00:00
Një plagosje me armë zjarri është shënuar në qendër të qytetit të
Elbasanit. 25-vjeçari Gentian Gogunja, ka mbetur i plagosur me armë
zjarri në krahun e djathtë nga një person ende i paidentifikuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek kryqëzimi “Dinamo”, ku Gogunja ka qenë duke shitur banane. Mësohet se mes të plagosurit dhe agresorit ka lindur një debat, për motive ende të pazbardhura nga policia.
Por sipas të afërmve Gogunja dyshohet të ketë patur disa borxhe monetare ndaj personit që e ka plagosur dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet jashte rrezikut për jetën.
Top Channel