Gratë që vuajnë dënimin në burgun e grave 325 në Tiranë gjatë kësaj kohe kanë mundësi të ndjekin dhe kurse  të ndryshme për formimin e tyre profesional me qëllim që kur të dalin sërish jashtë dyerve të qelive të kenë mundësi të punësohen dhe të rindërtojnë jetën e tyre.

“Kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtorinë e burgjeve dhe kemi mundësi t’u ofrojmë atyre trajnime profesionale ose jo sic janë gjuhët e huaja: anglisht, italisht spanjisht, apo kompjuterin. Por njëherazi edhe kurse profesionale si kuzhinier, kopshtar apo autoservis”, tha Vasil Muka nga Drejtoria e Formimit Professional.

Nga 59 gra që kryejnë dënimin në këtë burg 40 prej tyre ndjekin kurset e ofruara për rrobaqepsi, parukeri, kuzhinë e të tjera.
 
“Interesi është i lartë, pasi janë profesione të zgjedhura nga vetë ato pasi ne i kemi bërë një testim ku i pyesim vetë ato dhe gjithashtu bëjmë një studim të tregut të punës. Këto certifikata janë shumë të vlefshme”, tha Irena Cela, Drejtoreshë e burgut të Grave 325.

Me rastin e festave të 7- 8 marsit gratë kanë ekspozuar disa  punime  me dorë pranë Drejtorisë së Formimit Profesional.

Top Channel