Cher në turne botëror

08/03/2012 00:00

Cher ka njoftuar mbajtjen e një turneu botëror, sikundër edhe ishte
paraparë prej kohësh dhe duket se ky do të jetë vërtet turneu i fundit i
këngëtares në karrierën e saj të gjatë artistike.

Eshtë vetë Cher që e ka bërë këtë deklaratë dhe fill pas kësaj, kritikat nuk kanë munguar. Arsyeja? Sepse edhe me heret, në përfundim të turneut të saj 3-vjeçar, nga viti 2002-2005 këngëtarja pati deklaruar se nuk do të mbante më turne.

Por çfarë e ka bërë këngëtaren të ndërrojë mendje dhe të marrë një tjetër vendim, që të mbajë edhe një tjetër turne botëror. Përpos faktit se ka 7 vjet që nuk ngjitet në skenat e një turneu, këngëtarja do të promovojë edhe albumin e ri të cilin është duke e regjistruar. Ky është edhe abumi i 26-të i Cher, i cili me siguri do të jetë jo pak i suksesshëm, siç kanë qenë edhe albumet pararendës të saj.

Mësohet se në këtë album do të përfshihet edhe dueti me këngëtaren Lady GaGa, hiti “The Greatest Thing”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA