Hunziker flet për dashurinë në ‘Vanity Fair’

07/03/2012 00:00

Përherë ka qenë e rezervuar me mediat. Pak ka dashur të flasë për jetën e
saj private edhe kur ka pasur shumë ç’të thotë. Por ndryshe nga deri
tani, Michelle Hunziker flet për një lidhje dashurie e cila duket se e
ka çuar në ‘qiellin e shtatë’.

Bëhet fjalë për partnerin e saj, Tomaso Trussardi për të cilin ajo ka deklaruar se është ‘burri i duhur për jetën e saj’. Në një rrëfim për ‘Vanity Fair’, kopertina e së cilës është e pushtuar nga Hunziker këtë numër, ajo tregon për një raport perfekt dhe një burrë që ka ditur ta bëjë të lumtur.

“Unë përherë jap dhe marr maksimumin. Asnjëherë nuk mendoj të mos e ndez një qiri nga frika se mos konsumohet shpejt. Dashurinë duhet ta jetosh me intensitet, vetëm kështu mund ta kuptosh nëse është e vërtetë apo jo . Jam e dashuruar, madje shumë dhe po përjetoj një histori të bukur dashurie”-rrëfen Hunziker ndër të tjera.
Partnerin e saj, Hunziker e ka njohur nëpërmjet një miku të përbashkët të tyre, Vittorio Feltri dhe prej takimit të parë, një ndër showgirl-et më të famshme të momentit po përjeton historinë e madhe të dashurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA