“Shqipëria, vendi përballë”

07/03/2012 00:50

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe 20 vjetorit të emigracionit masiv shqiptar në Itali, kryeqyteti italian hodhi sytë nga “Shqipëria, vendi përballë”, siç titullohej edhe cikli i takimeve, i organizuar nga ambasada shqiptare, komuna e Romës ku komuniteti shqiptar përfaqësohet nga Këshilltari Edmond Godo dhe gazeta ”Bota Shqiptare”.

Jo vetëm histori, por edhe art, jo vetëm emigracion, por edhe turizëm, jo vetëm nostalgji, por edhe entuziazëm në të ardhmen. Rrënjët, me dokumente të rralla të Arkivit të Shtetit dhe prezantimin e studimeve mbi arbëreshët; e tashmja, me fotografitë mahnitëse të Alket Islamit dhe me tablotë e piktorëve shqiptarë më me emër me banim në Itali; e ardhmja me fëmijët, italianë e shqiptarë që mbushën sallat.

Notat e maestro Aleksander Gashi dhe interpretimi në shqip dhe italisht i artistit te madh Mirush Kabashi, qenë një mbyllje e denjë për një cikël aktivitetesh që solli në Romë një Shqipëri ndryshe.
                                                                      

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA