Fox anulon serialin e Spielberg

06/03/2012 00:00

Rrjeti televiziv amerikan, Fox, ka anuluar serialin dramatik të
regjisorit Steven Spielberg, “Terra Nova”, pas përfundimit të sezonit të
parë.

Seritë kushtuar epokës parahistorike, për të cilat u derdh një buxhet i madh, arritën të siguronin vetëm 7.5 milionë shikues në Shtetet e Bashkuara, por gjërat nuk shkuan si shpresohej.

Sipas “Hollywood Reporter”, shtëpia e produksionit “20th Century Fox” do të përpiqet t’ua shesë prodhimin televiziv rrjeteve të tjera.

Pasi premiera u shty dy herë, seritë u transmetuan më në fund në shtator, por nuk morën vlerësimin e pritur nga disa fansa dhe kritikët.

Episodi final i sezonit të parë u transmetua më 19 dhjetor. Në dramë interpretonin figura të njohura të ekranit të vogël si Jason O’Mara, Stephen Lang, Christine Adams dhe Shelley Conn.

Ajo ishte ambjentuar në vitin 2149, në kohën kur mbipopullimi dhe ndotja e cilësisë së ajrit kërcënojnë jetën në tokë. Për rrjedhojë, shkencëtarët nisin t’i kthejnë njerëzit 85 milionë vjet prapa në kohë, në planetin Kretaceous.

Seriali ishte i përqendruar në jetën e familjes Shannon pas mbërritjes në koloninë Terra Nova në epokën parahistorike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA